VIDEO/ Kaos në derbin e Paraguajit, Olimpia–Cerro Porteño, tifozët marrin zvarrë policin

VIDEO/ Kaos në derbin e Paraguajit, Olimpia–Cerro Porteño, tifozët marrin zvarrë policin

12:47, 20/04/2026

Club Olimpia dhe Cerro Porteño konsiderohet një nga ndeshje derb më të tensionuara të viteve të fundit në Paraguaj. Kjo përballje u ndërpre pas vetëm 30 minutash lojë për shkak të incidenteve të rënda në tribuna.

Sfida u ndal me vendim të arbitrit Juan Gabriel Benítez, pasi në Tribunën Veriore shpërthyen përleshje mes tifozëve të Cerro-s dhe forcave të rendit. Situata degradoi shpejt dhe policia ndërhyri duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përdorimi i gazit shkaktoi panik të madh në stadium, me shumë tifozë që patën vështirësi në frymëmarrje dhe u detyruan të largoheshin nga shkallët dhe të futen në fushë për të shpëtuar nga kaosi.

Sipas Policisë Kombëtare të Paraguait, ka të lënduar si mes efektivëve të rendit, ashtu edhe mes tifozëve, megjithëse nuk është bërë ende një bilanc i saktë i dëmeve.


Situata u rëndua më tej kur disa tifozë arritën të rrëmbejnë një mburojë policie dhe tërhoqen zvarrë një polic, duke e përshkallëzuar edhe më shumë tensionin në stadium.

Në një moment të trazuar, edhe disa lojtarë të Cerro Porteño, mes tyre Juan Iturbe, tentuan të qetësonin situatën.

Për shkak të mungesës së kushteve minimale të sigurisë, i dërguari nga Federata e Futbollit të Paraguait, Michel Sanchez, vendosi përfundimisht ndërprerjen e takimit. Në stadium ndërhynë gjithashtu ambulanca, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore për të trajtuar të plagosurit.

Në total, mbi 3,500 forca policie ishin angazhuara për ruajtjen e rendit, por situata doli jashtë kontrollit. Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 0-0. Olimpia kryesonte kampionatin Apertura me 39 pikë, përpara Cerro Porteño kishte me 33 pikë.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco