Pas përfundimit të javës së 32-të në Abissnet Superiore, është publikuar edhe formacioni më i mirë i javës, i përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare.
Në krye të vlerësimeve është trajneri i Flamurtari, Andi Ribaj, i cili u shpall trajneri më i mirë i javës pas fitores së rëndësishme 2-0 ndaj Egnatias.
Në portë është përzgjedhur Romeo Harizaj, i cili u dallua me paraqitjen e tij duke mbajtur të paprekur rrjetën për Vora në ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Denis Gurishta (Vllaznia), Sembene (Partizani), Klevis Kasa (Elbasani) dhe Faton Neziri (Dinamo City).
Në mesfushë janë përzgjedhur Abbas (Elbasani) dhe Patrik Myslovic (Tirana), ndërsa në repartin ofensiv spikasin Camara (Bylis), Mario Barjamaj (Vora) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).
Në sulm është vendosur Archange Bintsouka i Flamurtarit, i cili u dallua me paraqitjen e tij vendimtare në këtë javë kampionati, duke kompletuar një formacion të mbushur me lojtarë që spikatën në javën e 32-të.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: