VIDEO/ Bomberi shqiptar nuk di të ndalet në Angli, kush është sulmuesi që realizoi golin e 21-të për këtë sezon

VIDEO/ Bomberi shqiptar nuk di të ndalet në Angli, kush është sulmuesi që realizoi golin e 21-të për këtë sezon

14:09, 19/04/2026

Lorent Tolaj është bomberi shqiptar që shpërtheu në këtë sezon të “League One”, e cila është ndryshe edhe kategoria e tretë për nga rëndësia në futbollin anglez. Sulmuesi i lindur në Zvicër realizoi sërish për Plimuth, që dje fitoi 1 me 3 ndaj Uimbëlldon.

 Për të ishte goli i 17-të në kampionat ku regjistron edhe pesë asistime për 26 ndeshje të luajtura. Në “EFL Trophy” gjatë këtij sezoni numëron edhe katër gola të tjerë në katër ndeshje.

Shifrat e tij janë mbresëlënëse. Kujtojmë se 24-vjeçari ka luajtur me moshat e Zvicrës, ndërsa gëzon mundësinë që të përfaqësojë edhe Shqipërinë.

VIDEO e golit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco