Plani i Barcelonës/ Vedat Muriqi, alternativë me kosto të ulët nëse nuk arrihet 'ylli' agjentinas

Plani i Barcelonës/ Vedat Muriqi, alternativë me kosto të ulët nëse nuk arrihet 'ylli' agjentinas

18:45, 17/04/2026

Barcelona po vazhdon kërkimin për një sulmues të ri dhe emri i Vedat Muriqit është rikthyer fuqishëm në skenën e merkatos si një opsion i mundshëm për katalanasit.

Sipas ‘Diario Sport’, sulmuesi dardan i Mallorca-s është duke u konsideruar si alternativë në rast se Barcelona nuk arrin të sigurojë objektivin kryesor, Julian Alvarez. Klubi katalanas thuhet se tashmë ka bërë lëvizjet e para për të mbledhur informacion mbi situatën e 31-vjeçarit.

Muriqi po zhvillon një sezon shumë të mirë në LaLiga, ku ka shënuar 21 gola deri tani, duke u renditur vetëm dy gola larg Kylian Mbappé-së në garën për “Pichichi”.

Edhe pse është mbi 30 vjeç, forma e tij e lartë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Sulmuesi ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, por besohet se Mallorca mund të pranojë ta shesë për një shumë më të ulët, sidomos në rast se ekipi rrezikon rënien nga kategoria.

Barcelona e sheh Muriqin si një opsion me kosto më të përballueshme, nëse transferimi i Alvarez rezulton i vështirë në verën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco