Arteta sfidon City-n: Në ‘Etihad’ shkojmë për fitore, Saka mungon

Arteta sfidon City-n: Në ‘Etihad’ shkojmë për fitore, Saka mungon

16:29, 17/04/2026

Arsenali po përgatitet për një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit në Premier League, përballë Manchester City-t. Trajneri Mikel Arteta ishte i qartë në deklaratat e tij para sfidës: objektivi i vetëm është fitorja.

Tekniku spanjoll konfirmoi një mungesë të rëndësishme për këtë përballje: Bukayo Saka nuk do të jetë i disponueshëm. “Është jashtë, kjo është e sigurt”, u shpreh Arteta, duke u dhënë një goditje planeve të skuadrës në një moment kyç të sezonit.

Megjithatë, situata mbetet e hapur për disa lojtarë të tjerë, të cilët janë në dyshim dhe mund të rikuperohen në momentet e fundit. Stafi mjekësor po punon për t’i kthyer në dispozicion, por koha është e kufizuar. Në vëmendje është edhe gjendja e Noni Madueke-s, për të cilin Arteta tha se pas ndeshjes së fundit nuk dukej një problem serioz, por gjithçka do të vlerësohet në stërvitje.

Sa i përket përballjes me City-n, Arteta nuk lë vend për kalkulime: “Është ndeshja më e rëndësishme sepse është e radhës. Përballemi me ndoshta skuadrën dhe trajnerin më të mirë në kampionat, por ne e kemi fituar të drejtën të jemi këtu. Do ta përgatisim për ta fituar”.

Ai theksoi se Arsenali nuk mendon për barazimin, pavarësisht rëndësisë së sfidës: “Ne luajmë gjithmonë për fitore”. Në fund, Arteta pranoi se City mbetet një kundërshtar shumë i vështirë, por çdo sistem ka dobësitë e tij dhe Arsenali do të përpiqet t’i shfrytëzojë në maksimum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco