Chelsea ‘blindon’ Caicedon, mesfushori firmos rinovimin deri në vitin 2033

Chelsea ‘blindon’ Caicedon, mesfushori firmos rinovimin deri në vitin 2033

16:18, 17/04/2026

Chelsea ka siguruar një nga shtyllat kryesore të mesfushës për shumë vite në vazhdim. Klubi londinez ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Moisés Caicedo-s, i cili tashmë ka zgjatur marrëveshjen e tij deri në vitin 2033.

Mesfushori ekuadorian, i ardhur në verën e vitit 2023 për një shifër rekord prej 133 milionë eurosh, kishte firmosur fillimisht një kontratë tetëvjeçare. Pas tri sezonesh në Premier League, ai ka vendosur të zgjasë edhe më tej qëndrimin e tij në “Stamford Bridge”, duke konfirmuar besimin e ndërsjellë mes lojtarit dhe klubit.

Në njoftimin zyrtar, Chelsea theksoi rolin e rëndësishëm të Caicedo-s në skuadër, duke e cilësuar si një nga elementët kyç të ekipit të parë dhe një nga mesfushorët më të mirë në botë. Performancat e tij kanë qenë vendimtare në sukseset e skuadrës në arenën ndërkombëtare.

Shifrat flasin qartë për ndikimin e tij: 140 paraqitje me fanellën e Chelsea-t dhe një kontribut i rëndësishëm në triumfet në UEFA Conference League dhe në Kupën e Botës për Klube.

Ky rinovim i gjatë tregon qartë se Caicedo është pjesë qendrore e projektit të Chelsea-t për të ardhmen, me klubin që synon të ndërtojë sukseset e tij rreth talentit dhe stabilitetit të mesfushorit 24-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco