UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës në UEFA Champions League, ku dominimi i Bayern Munich bie menjëherë në sy me tre përfaqësues në këtë “11-she” ideale. Pas bavarezëve, Atlético Madrid dhe Paris Saint-Germain kontribuojnë me nga dy lojtarë secili.
Në portë është zgjedhur Juan Musso, i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer ndaj Barcelonës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij për skuadrën madrilene.
Mbrojtja përbëhet nga Marquinhos (PSG), Dayot Upamecano (Bayern) dhe Eduardo Quaresma (Sporting).
Në mesfushë spikasin emra të rëndësishëm si Martin Zubimendi dhe Joshua Kimmich në qendër, ndërsa në krahë janë Arda Güler dhe Marcos Llorente.
Sulmi përbëhet nga një treshe spektakolare: Ousmane Dembélé, Ferran Torres dhe Michael Olise.
Çmimi i lojtarit më të mirë të javës i është dhënë Ousmane Dembélé, i cili ishte protagonist absolut në fitoren 0-2 të Paris Saint-Germain ndaj Liverpool, duke realizuar dy gola vendimtarë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: