Barcelona ka dorëzuar një ankesë zyrtare në UEFA, duke pretenduar se është dëmtuar nga vendimet e arbitrave në përballjet ndaj Atlético Madridit në çerekfinalet e UEFA Champions League.
Sipas klubit katalanas, disa vendime gjatë dy ndeshjeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në fatin e kualifikimit, duke sjellë edhe eliminimin nga gara. Situata ka ndezur reagime të forta brenda kampit ‘blaugrana’, ku pas ndeshjes së kthimit nuk kanë munguar akuzat e drejtpërdrejta ndaj gjykimit.
Sulmuesi Raphinha deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij ishte “vjedhur”, duke reflektuar pakënaqësinë e madhe për vendimet në fushë.
Në ndeshjen e parë, Barcelona pretendon se nuk është akorduar një penallti pas një prekjeje me dorë nga Marc Pubill, ndërsa më pas erdhi edhe kartoni i kuq për Pau Cubarsí. Në sfidën e kthimit, një tjetër karton i kuq për Eric Garcían dhe një episod i diskutueshëm me prekje me dorë nga Lenglet në një gol të anuluar për Ferran Torres kanë shtuar polemikat.
Në reagimin zyrtar, Barcelona thekson se këto episode përbëjnë shkelje të rregullores dhe se mungesa e ndërhyrjes së VAR-it ka ndikuar në mënyrë të rëndësishme në rezultatin final të çiftit.
Klubi katalanas kërkon nga UEFA rishikimin e situatës dhe përmirësimin e sistemit të arbitrimit, me synimin për të garantuar një zbatim më të drejtë dhe më transparent të rregullave në të ardhmen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: