Kaosi në festën e Bayern-it, dëmtohen disa fotografë, njëri humbi ndjenjat

Kaosi në festën e Bayern-it, dëmtohen disa fotografë, njëri humbi ndjenjat

19:14, 16/04/2026

Festa e golit të fitores së Bayern Munich ndaj Real Madrid në çerekfinalet e UEFA Champions League u shndërrua në një situatë kaotike, ku disa fotografë mbetën të lënduar.

Ndeshja e kthimit në Mynih përfundoi 4-3 për bavarezët, të cilët përmbysën gjithçka në minutat e fundit me golat vendimtarë të Luis Díaz në minutën e 89-të dhe Michael Olise në minutën e 90+4. Me këtë fitore, Bayern siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Megjithatë, pas golit të fitores, atmosfera në stadium doli jashtë kontrollit. Disa tifozë u hodhën përtej barrierave të sektorit të tyre dhe u futën në zonën e kufizuar pranë fushës për të festuar, duke shtyrë përfaqësuesit e mediave dhe fotografët drejt tabelave reklamuese. Në kaosin e krijuar, disa prej tyre pësuan lëndime, ndërsa u raportua se disa lojtarë u përfshinë gjithashtu në përplasjet e momentit.

Fotografi i agjencisë Reuters, Kai Pfaffenbach, deklaroi më pas në rrjetet sociale se kishte humbur ndjenjat për disa minuta, por fatmirësisht kishte pësuar vetëm mavijosje, pa dëmtime serioze.

Nga ana tjetër, grupi i tifozëve të Bayern Munich, “Club Nr. 12”, shprehu keqardhje për incidentin dhe lëndimet e shkaktuara ndaj përfaqësuesve të medieve, duke theksuar se nuk ishte qëllimi i tyre që situata të dilte jashtë kontrollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco