Oliver Kahn këshillon Neuer-in: Nuk i duhet më një Botëror tjetër

Oliver Kahn këshillon Neuer-in: Nuk i duhet më një Botëror tjetër

15:21, 16/04/2026

Legjenda e Bayernit të Mynihut, Oliver Kahn, ka folur për të ardhmen e ish-bashkëlojtarit dhe portierit aktual të klubit bavarez, Manuel Neuer, duke sugjeruar se një tjetër pjesëmarrje në FIFA World Cup mund të mos jetë e nevojshme për të.

Në një intervistë për Sky, Kahn ka theksuar se Neuer ndodhet në një fazë ku duhet të mendojë për mbylljen e karrierës në mënyrën më të lartë të mundshme, sidomos nëse arrin të fitojë edhe trofe të tjerë me Bayernin.

“Pse të mos jetë tani momenti perfekt për të fituar gjithçka me Bayern dhe më pas të tërhiqet në kulmin e karrierës? A i duhet vërtet një Botëror tjetër në SHBA, me temperatura mbi 40 gradë? A duhet ta kalojë përsëri këtë?”, është shprehur Kahn.

Ai ka shtuar se, nëse Neuer arrin të fitojë sërish UEFA Champions League me Bayernin, duke e çuar në tre tituj të tillë, atëherë do të ishte momenti ideal për t’i dhënë fund karrierës në majën e suksesit.

Sipas Kahn, një vendim i tillë do të ishte shenjë e një mentaliteti të madh sportiv, duke ditur kur të ndalesh në momentin më të mirë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Manuel Neuer do të ndjekë këtë këshillë apo do të vazhdojë të mbrojë portën edhe në kompeticione të ardhshme ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco