Dy javë pas largimit nga Federata Italiane e Futbollit, Gianluigi Buffon është rikthyer të shkruajë në Instagram, duke i dedikuar një mesazh prekës mikut dhe ish-bashkëlojtarit të tij, Alexander Manninger, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Salzburg.
“I dashur Alex,
çdo fjalë është e tepërt. Çdo lot do të ishte vetëm një tjetër për humbjen e një miku dhe të një personi që e kam admiruar gjithmonë.
Ti zgjodhe të mbetesh i pavarur nga rutina e botës së futbollit, duke kërkuar lumturinë tënde në gjërat e thjeshta: një jetë e shëndetshme në pyll, peshkimi, natyra, familja. Ky ishte besimi yt.
Në një botë shpesh të përkulur dhe të nënshtruar, që ndjek shtypjen, karrierizmin dhe fitimet e lehta, ti gjithmonë ke mbrojtur lirinë tënde, duke qëndruar drejt, me krenarinë e dikujt që e di çfarë kërkon.
Kishe forcën të largoheshe nga e gjithë kjo dhe të na shikoje me atë buzëqeshjen tënde të qetë, sikur thoshe: “jeni të gjithë të çmendur, nuk do të më keni kurrë.”
Shpresoj, madje jam i sigurt, që nga lart do të vazhdosh të udhëzosh fëmijët e tu të mrekullueshëm dhe bashkëshorten tënde të re.
Prehu në paqe.
Gigi”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: