Ndryshon situata e Kristjan Asllanit te Beshiktashi

Ndryshon situata e Kristjan Asllanit te Beshiktashi

15:14, 16/04/2026

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të ketë marrë një kthesë tjetër për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori po dilte pak nga pak jashtë planeve të Beshiktashit duke zbehur ndjeshëm mundësinë e transferimit përfundimtar në klubin turk, por situata e Kartal Jillmaz mund të ndryshojë gjithçka tashmë.

Mesfushori turk ishte një pikë fikse në rreshtimin e Beshiktash, kurse Asllani kishte përfunduar në stol në ndeshjen e fundit dhe nuk pritej që të ishte protagonist nga fillimi as në vijim.

Por Jillmaz ka pësuar një dëmtim të rëndë duke mbyllur sezonin e kjo ka detyruar trajnerin Sergen Jallçin që të kthejë përsëri sytë nga Asllani.

Mediat turke bëjnë të ditur se ai do të rishfaqë Asllanin në mesfushën e ekipit të tij në vijim, por me një rol të ri.

Asllani do të jetë ndërlidhës mes mbrojtjes dhe sulmit, si një organizator nga thellësia, detyrë për të cilën Interi e mbajti si zëvendësues të Çalhanoglu këto vite.

Nëse Asllani ia del të shkëlqejë në ndeshjet e ardhshme në këtë rol, shanset e tij për të qëndruar te Beshiktashi do të rriten e ndoshta e gjithë rrjedha e karrierës mund të marrë një drejtim të ndryshëm nga ai që po shkonte në një sezon për t’u harruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco