UEFA Development U-16 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit të turneut ndaj Italisë

UEFA Development U-16 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit të turneut ndaj Italisë

14:49, 16/04/2026

Shqipëria U-16 e vajzave luajti mesditën e kësaj të enjteje ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut UEFA Development për këtë grupmoshë kundër Italisë.

Përballja e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren 6-0 të përfaqësueses italiane.

Trajnerja Cyme Lulaj aktivizoi këtë formacion titullar: Reshiti (GK), Rrahimi, Hoxha, Gola, Kronaj, Repaj, Celaj, Hasanaj E., Hasanaj T., Morina dhe Gjaferraj.

Vajzat kuqezi u përballën me një kundërshtare mjaft cilësore, duke pësuar dy gola në pjesën e parë, ndërsa në disa momente tentuan të dalin përpara dhe të krijojnë raste.

Në pjesën e dytë, italianet realizuan edhe katër gola të tjerë, duke mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 6-0.

Përtej rezultateve, pjesëmarrja në këtë turne mbetet një hap i rëndësishëm në zhvillimin e skuadrës, duke i dhënë mundësi stafit teknik të testojë elementë të rinj dhe lojtareve të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare përballë ekipeve të nivelit të lartë europian.

Në turneun “UEFA Development” që u zhvillua në Shqipëri nën kujdesin dhe organizimin e FSHF morën pjesë ekipet e Uellsit, Italisë, Norvegjisë dhe Shqipërisë U-16.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco