Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka fajësuar plotësisht gjyqtarin Slavko Vinçiç për eliminimin e skuadrës së tij përballë Bajern Mynih.
Sipas tij, vendimi i padrejtë për të ndëshkuar Kamavingan me të kuq, e tregonte qartësisht gabimin që kishte bërë kryesori.
“Askush nuk e kuptoi pse një lojtar u përjashtua për një veprim të tillë… ndjesia jonë është e një padrejtësie dhe zemërimi”, tha ai.
“Mendoj se gjyqtari ia tregoi kartonin sepse nuk e dinte që kishte marrë një të verdhë më parë… sepse lojtarët e Bajernit u desh të shkonin t’i thoshin se ishte i dyti. Por nuk ishte as për të verdhë.
Gjyqtarët, shumë herë… nuk e di, ose nuk kanë luajtur futboll ose nuk e kuptojnë se si t’i trajtojnë më mirë këto lloj situatash”, tha trajneri, i cili la gjithçka të hapur për të ardhmen e tij pas mbylljes së sezonit.
“Unë jam njeri i klubit dhe do ta kuptoj plotësisht çdo vendim që merret. Gjithmonë jam përpjekur të ndihmoj në çdo mënyrë që mundesha dhe kjo do të vazhdojë deri në ditën e fundit”, tha ai, duke lënë të kuptohet se e priste edhe një largim të mundshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: