Favoriti për Championsin, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës

Favoriti për Championsin, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës

11:31, 16/04/2026

Superkompjuteri i “Opta”-s ka publikuar përllogaritjet më të fundit për fituesin e Ligës së Kampionëve këtë edicion dhe lista ka shumë vend për debat.

Liga e Kampionëve ka hyrë tashmë në fazën më të nxehtë me vetëm katër ekipe të mbetura ku fillimisht synojnë arritjen e finales e pastaj edhe triumfin në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Por, kush është favorit për të ngritur në fund trofeun dhe sa janë përqindjen këtë e ka treguar superkompjuteri i kompanisë së njohur “Opta”, nga 10,000 simulime të bëra.

Në krye të listës qëndron Arsenali, me rreth 36.7% shanse për të ngritur trofeun këtë sezon.

Një dominim statistikor që reflekton formën e qëndrueshme dhe rrugëtimin bindës të londinezëve deri në këtë fazë.

Menjëherë pas tyre renditet Bayern Munich, me rreth 34.6% mundësi për triumf.

Gjermanët mbeten një nga skuadrat më konstante në Evropë dhe diferenca minimale me Arsenalin tregon se gara për trofeun është plotësisht e hapur.

Në vendin e tretë është Paris Saint-Germain, me afro 19.3% shanse.

Francezët kanë rritur ndjeshëm besimin me paraqitjet e fundit dhe mbeten një kërcënim serioz për çdo kundërshtar në fazat vendimtare.

Në fund vjen Atletico Madrid, me rreth 9.3% mundësi për të fituar trofeun.

Edhe pse me probabilitet më të ulët, skuadra spanjolle njihet për forcën taktike dhe aftësinë për të befasuar në ndeshjet direkte.

Sipas “Opta”-s, diferencat mes katër skuadrave janë të qarta në shifra, por në fushë gjithçka mbetet e hapur.

Tani mbetet të shihet nëse statistikat do të konfirmohen apo Liga e Kampionëve do të sjellë një tjetër surprizë të madhe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco