Futbollistët e Realit reagojnë pas eliminimit nga Bajerni: Padrejtësi dhe tallje

Futbollistët e Realit reagojnë pas eliminimit nga Bajerni: Padrejtësi dhe tallje

08:53, 16/04/2026

Futbollistët e Real Madridit kanë qenë shumë të indinjuar me drejtimin e ndeshjes ndaj Bajern Mynih nga kryesori Slavko Vinçiç.

Ata protestuan në fushë pas përfundimit të ndeshjes pasi kishin ankesa për kartonin e kuq të Kamavingas i cili sipas tyre ndryshoi rrjedhën e takimit.

Pakënaqësia e tyre ishte e dukshme edhe në momentet kur lojtarët kaluan para mediave në fund të takimit, kur po largoheshin nga stadiumi “Allianz Arena”.

Një pjesë e madhe e lojtarëve preferuan që të mos ndalen të gazetarët, ndërsa pak prej tyre lëshuan deklarata të shkurtra.

“Padrejtësi”, ishte komenti i Militaos teksa largohej, ndërsa Bellingam ishte ai që dukej më i dëshpëruar nga situata.

“Është një tallje, një tallje. Është e pamundur që të jetë i kuq. Dy faulle, dy të verdhë”, tha anglezi para se të largohej i acaruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco