Në Mynih është luajtur një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në UEFA Champions League, ku Bayern Munich ka eliminuar Real Madrid pas një përballjeje të jashtëzakonshme plot gola, kthesa dhe emocione deri në minutat e fundit (4-3).
Golat
Ndodh e pabesueshmja në ndeshjen e kthimit mes Bayernit dhe Realit të Madridit. Sapo nis ndeshja, ‘Los Blancos’ përfutojnë nga gabimi i portierit Neuer, me Arda Guler-in që magjeps të pranishmit me një gol nga distanca e largët me portën bosh, 0-1.
Kundërpërgjigjet shpejt Bayerni me Pavlovici-n, që barazon me kokë në minutën e 6-të.
Tjetër mrekulli nga Arda Guler, shënon nga një goditje e lirë, me topin që shkon në trekëndësh, 1-2.
Tjetër gol në 'Allianz Arena': pas një këmbëngulje të gjatë, realizon Hary Kane, 2-2.
Tjetër gol, ketë herë nga Real Madridi, realizon Kylian Mbappe, 2-3.
Gabim i Camavinga-, që ndëshkohet me dy kartonë të verdhe brenda pak minutash, Reali me një lojtar më pak në minutën e 86-të.
Nuk vonon shumë dhe vjen goli i tretë i shënuar nga Luiz Diaz, barazohet rezultati në 3-3.
Mbyll përfundimisht ndeshjen Olise, me golin e 4-2.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: