Van Basten, viktimë e përndjekjes: Një grua thotë se bashkëshortja ime më tradhton...

Van Basten, viktimë e përndjekjes: Një grua thotë se bashkëshortja ime më tradhton...

19:43, 15/04/2026

Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten, ka zbuluar një situatë shqetësuese në jetën e tij private, duke deklaruar se është viktimë e përndjekjes (stalking) nga një grua që po përhap akuza të rënda ndaj familjes së tij.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe i Kombëtares së Holandës ka rrëfyer në një intervistë se një grua italiane po e përndjek atë dhe bashkëshorten e tij, Liesbeth van Basten, duke pretenduar se ajo e tradhton dhe madje është “e pushtuar nga djalli”.

“Është një grua e hutuar që thotë se bashkëshortja ime më tradhton dhe është e pushtuar nga demonët. Madje pretendon se edhe fëmijët e mi janë të këqij dhe ndikojnë negativisht tek unë”, u shpreh Van Basten.

Sipas tij, gruaja në fjalë pretendon se është në kontakt me “qiellin” dhe beson se ka një mision për ta shpëtuar atë nga forcat e errëta. Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi ajo ka shpërndarë pranë shtëpisë së çiftit fotografi, që sipas saj tregojnë bashkëshorten e tij me një burrë tjetër.

Megjithatë, ish-futbollisti i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se personi në foto nuk është bashkëshortja e tij. “Dallohet qartë që nuk i ngjan aspak gruas sime”, deklaroi ai.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës, Van Basten ka vendosur të bëjë kallëzim në polici, duke shpresuar që çështja të zgjidhet sa më shpejt. Ai shtoi se gruaja në fjalë ka nevojë për ndihmë mjekësore, duke e cilësuar atë si një person që ka nevojë për trajtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco