Zyrtare/ Egnatia forcon mesfushën me një afrim surprizë nga Nigeria

Zyrtare/ Egnatia forcon mesfushën me një afrim surprizë nga Nigeria

18:14, 15/04/2026

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar një përforcim të ri në mesfushë në prag të fundit të sezonit, duke afruar futbollistin nigerian, Benjamin Akindoyo.

22-vjeçari ka firmosur një kontratë afatgjatë me kampionët në fuqi të Shqipërisë, e vlefshme deri në vitin 2029, duke u bërë kështu një nga investimet e së ardhmes të klubit nga Rrogozhina.

Akindoyo vjen nga skuadra Olukismet, që militon në kategorinë e dytë të futbollit nigerian, megjithëse për të mungojnë të dhëna të plota mbi numrin e ndeshjeve të zhvilluara.

Me vetëm pesë javë të mbetura deri në përfundimin e kampionatit, ky transferim shihet më shumë si një lëvizje e menduar për të ardhmen dhe për kompeticionet europiane që Egnatia synon të luajë sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, për shkak të rregullave të regjistrimit të lojtarëve në këtë fazë të sezonit, ekziston mundësia që Akindoyo të mos ketë të drejtë aktivizimi në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Sfida e radhës për kampionët e Shqipërisë është përballja në shtëpi ndaj Flamurtarit, në një moment kur skuadra kërkon të ruajë ritmin drejt fundit të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco