Neymar, çështje kombëtare në Brazil, Ancelotti pyet presidentin Lula

Neymar, çështje kombëtare në Brazil, Ancelotti pyet presidentin Lula

17:04, 15/04/2026

Prania e Neymar-it në Kombëtaren e Brazil për Kupën e ardhshme të Botës vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në vend. Sulmuesi i Santosit, i cili është përballur shpesh me dëmtime në vitet e fundit dhe mungon nga “Seleção” që nga tetori i vitit 2023, mbetet një çështje e hapur për trajnerin Carlo Ancelotti.

Tekniku italian pritet të publikojë listën me 26 lojtarët e grumbulluar më 18 maj, ndërsa dilema rreth Neymar-it vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Debati është rindezur edhe nga deklaratat e presidentit brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili thuhet se ka diskutuar drejtpërdrejt këtë çështje me Ancelottin.

 “Kam pasur mundësinë të flas me Ancelottin dhe ai më pyeti: ‘Mendon se Neymar duhet të grumbullohet?’ Dhe unë iu përgjigja: ‘Shiko, nëse është fizikisht gati, ai ka aftësitë futbollistike. Duhet të kuptojmë nëse ai e dëshiron. Nëse e dëshiron, duhet të sillet si profesionist’”.

Lula i ka këshilluar Neymar-it të marrë shembull nga disa prej më të mëdhenjve për t’u rikthyer në kombëtare: “Mund të marrë shembull Cristiano Ronaldo, mund të marrë shembull Messi, dhe do të shkojë në kombëtare sepse është ende i ri. Por nuk mund ta bëjë për shkak të emrit, duhet ta bëjë për aftësitë e tij”. Dyshimi do të zgjidhet vetëm në maj dhe këto janë ndeshjet e fundit ku Neymar mund të bëjë diferencën për të vendosur fatin e tij.

Kjo deklaratë përmbledh më së miri situatën aktuale të Neymar-it: një talent i padiskutueshëm, por i kushtëzuar nga gjendja fizike dhe mungesa e vazhdimësisë. Sezoni i fundit i tij është karakterizuar nga ndalesa të shpeshta dhe paraqitje jo të qëndrueshme, duke ngritur pikëpyetje mbi kontributin e tij në një turne kaq të rëndësishëm.

Ndërkohë, opinioni publik në Brazil mbetet i ndarë. Një pjesë e tifozëve shpresojnë ta shohin sërish Neymar-in protagonist në një Botëror, ndërsa të tjerë besojnë se Kombëtarja duhet të shohë drejt së ardhmes dhe të ndërtojë një ekip pa u varur nga ‘ylli’ 33-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco