Milik si një ‘mallkim’ për Juventusin, i kushton Juventusit 3.6 milionë euro pa luajtur

Milik si një ‘mallkim’ për Juventusin, i kushton Juventusit 3.6 milionë euro pa luajtur

15:31, 15/04/2026

Tjetër dëmtim për Arkadiusz Milik. Polaku i kthyer në mes të marsit pas një ndalese të gjatë (ka luajtur 34 minuta ndaj Sassuolos dhe Genoas javët e fundit), është i detyruar të qëndrojë sërish në “bokse”.

Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i Juventusit, që sqaron: “Pas një problemi muskulor gjatë stërvitjes së djeshme, Milik ka kryer analizat, që kanë evidentuar një tërheqje në kofshën e djathtë. Pas 10 ditësh do të ketë një kontroll tjetër për të përcaktuar kohën e rikuperimit”.

Do të jetë gati e pamundur për ta parë Milik në fushë këtë sezon, duke ditur që ndeshja e fundit e Juventusit është më 24 maj. Polaku ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri më 30 qershor 2027.

Goli i fundit i sulmuesit daton në maj të 2024-ës, në ndeshjen Bologna-Juventus 3-3.

Duke parë mungesën në fushë, ajo që godet ka të bëjë me milionat që Juventusi po shpenzon për të respektuar kontratën e Milik.

Sipas “Calcio e Finanza”, ai kushton 3.62 milionë euro në sezon. E njëjta shifër vlen edhe për vitin e ardhshëm, sigurisht më pak se 7.23 milionë eurot e 2024-2025, kur 32-vjeçari nuk u pa kurrë në fushë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco