Mascherano jep dorëheqjen nga Inter Miami, Messi bëhet me trajner të ri

Mascherano jep dorëheqjen nga Inter Miami, Messi bëhet me trajner të ri

14:38, 15/04/2026

Një zhvillim i papritur ka tronditur Inter Miamin, pasi trajneri Javier Mascherano ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi amerikan, ndërsa vendimi i ish-mesfushorit argjentinas vjen si surprizë, duke marrë parasysh sukseset e arritura në një periudhë relativisht të shkurtër.

Mascherano kishte marrë drejtimin e skuadrës në nëntor 2024 dhe kishte arritur rezultate të rëndësishme në Major League Soccer.

Sipas njoftimit, ai ka vendosur të largohet për arsye personale, pa dhënë më shumë detaje, duke mbyllur kështu një kapitull të suksesshëm në pankinën e Inter Miamit.

Ndërkohë, klubi ka lëvizur shpejt për ta zëvendësuar, duke emëruar Guillermo Hoyos si trajnerin e ri.

Ai njihet për lidhjen e tij të hershme me Lionel Messin nga koha në akademinë e Barcelonës, një faktor që shihet si kyç për vazhdimësinë e projektit.

Me këtë ndryshim, Inter Miami hyn në një fazë të re në mes të sezonit, me synimin për të ruajtur stabilitetin dhe për të vazhduar konkurrimin në nivelet më të larta të MLS.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco