Allegri drejt Kombëtares, te Milani nis gara për trajnerin e ardhshëm

Allegri drejt Kombëtares, te Milani nis gara për trajnerin e ardhshëm

13:38, 15/04/2026

Në futbollin italian po diskutohet një skenar i madh ndryshimesh, ku Massimiliano Allegri shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Italisë, në rast se Giovanni Malagò merr presidencën e Federatës Italiane të Futbollit.

Pas një tjetër zhgënjimi të madh në eliminimet për Botëror, ideja e një trajneri me profil “klasik italian” ka marrë forcë, dhe Allegri konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer stabilitetin te “axurrët”.

Ndërkohë, te Milani situata është bërë urgjente. Klubi kuqezi nuk dëshiron të befasohet dhe ka nisur të shqyrtojë alternativat për të ardhmen, në rast largimi të mundshëm të trajnerit.

Mes emrave të përmendur janë Vincenzo Italiano, i cili pëlqehet nga drejtuesit e klubit, si dhe zhvillimet rreth Gian Piero Gasperini, që mund të ndikojnë në lëvizjet e mëtejshme të pankinave në Serie A.

Një tjetër hipotezë e fortë është edhe rikthimi në Itali i Simone Inzaghit, me drejtorin sportiv Igli Tare që e njeh mirë nga koha te Lazio.

Në këtë moment, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, por një gjë është e qartë: nëse Allegri largohet drejt kombëtares, te Milani do të nisë një garë e fortë për pankinën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco