Gjithçka është gati për një nga përballjet më të mëdha të sezonit në Champions League, ku Bayern Munich pret Real Madridin në një sfidë vendimtare për gjysmëfinalet.
Pas humbjes 2-1 në “Bernabeu”, skuadra madrilene e drejtuar nga Álvaro Arbeloa synon një përmbysje të madhe në transfertë. Megjithatë, përballë do të ketë një Bayern shumë të fortë në shtëpi, nën drejtimin e Vincent Kompany, që ka qenë dominues këtë sezon.
Ndeshja do të luhet sonte duke nisur nga ora 21:00.
Formacionet e mundshme
Bayern Munich (4-2-3-1):
Manuel Neuer; Josip Stanišić, Dayot Upamecano, Jonathan Tah, Konrad Laimer; Joshua Kimmich, Aleksandar Pavlović; Michael Olise, Serge Gnabry, Luis Díaz; Harry Kane.
Real Madrid (4-4-2):
Andriy Lunin; Trent Alexander-Arnold, Éder Militão, Antonio Rüdiger, Ferland Mendy; Federico Valverde, Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Arda Güler; Kylian Mbappé, Vinícius Júnior.
Një përballje që premton spektakël dhe emocione të mëdha, ku Real Madridi kërkon përmbysjen, ndërsa Bayern Munich synon të mbrojë avantazhin dhe të vazhdojë rrugën drejt trofeut.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: