Fitore dramatike në NBA: Portland kualifikohet, Charlotte mban gjallë shpresat për ‘Play-Off’

Fitore dramatike në NBA: Portland kualifikohet, Charlotte mban gjallë shpresat për ‘Play-Off’

09:41, 15/04/2026

Mbrëmje spektakolare në NBA, ku Portland Trail Blazers dhe Charlotte Hornets arritën fitore dramatike që i mbajnë në garë për “Play-Off”.

Portland Trail Blazers siguruan kualifikimin pas një triumfi 114-110 ndaj Phoenix Suns në fazën “play-in”.

Ndeshja u dominua nga një paraqitje fantastike e Deni Avdija, i cili realizoi plot 41 pikë, duke shtuar edhe 7 kërcime dhe 12 asistime.

Kontribut të rëndësishëm dha edhe Jrue Holiday me 21 pikë.

Në anën tjetër, për Phoenix Suns u dalluan Jalen Green me 35 pikë dhe Devin Booker me 22 pikë, por pa mundur të shmangin eliminimin.

Ndërkohë, dramë e vërtetë u zhvillua në sfidën mes Charlotte Hornets dhe Miami Heat, ku Hornets fituan 127-126 pas kohës shtesë.

Heroi i mbrëmjes ishte LaMelo Ball, i cili shënoi koshin vendimtar vetëm 4.7 sekonda para fundit.

Në aksionin e fundit, Davion Mitchell tentoi të siguronte fitoren për Miami Heat, por u ndal nga një bllokim vendimtar i Miles Bridges.

Me këtë sukses, Charlotte Hornets mbeten në garën play-in dhe do të përballen me humbësin e duelit mes Philadelphia 76ers dhe Orlando Magic për një vend në “Play-Off”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco