Shënoi dopjetë në ‘Anfield’, Dembele shpallet lojtari i ndeshjes Liverpool-PSG

Shënoi dopjetë në ‘Anfield’, Dembele shpallet lojtari i ndeshjes Liverpool-PSG

08:54, 15/04/2026

Paris Saint-German nuk e pati të vështirë të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi 2-0 në të dy ndeshjet ndaj Liverpoolit, duke shkuar i sigurt drejt mbrojtjes së titullit kampion.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi me të njëjtin rezultat, edhe në Paris, edhe në “Anfield”.

Ousmane Dembele ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, me “Topin e Artë” që i shënoi të dy golat në 20 minutat e fundit të ndeshjes, për ta fundosur totalisht Liverpoolin, që po kalon në një sezon të dështuar, duke mbetur pa asnjë trofe.

Francezi Dembele normalisht është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes nga “Sofascore”, i cili u vlerësua me notën 8.2, pas dy golave të shënuar.

Te PSG-ja, notë të mirë mori edhe portieri Matvey Safonov, i cili u vlerësua me 7.4, pasi pati gjashtë pritje, nga të cilat katër ishin brenda zonës.

Më i dobëti në këtë përballje nga PSG-ja ishte Desire Doue, që mori vetëm 6.2.

Ndërkohë, te Liverpooli, më i vlerësuari doli të jetë Dominik Szoboszlai, me 8.1.

Më i dobëti kah Liverpooli doli të jetë portieri, Giorgio Mamardashvili, që mori vetëm 5.7.

PSG-ja në gjysmëfinale do të luajë ndaj fituesit të përballjes Bayern Munich-Real Madrid, me ndeshjen e parë që është mbyllur 2-1 për bavarezët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco