Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën e kthimit të çerekfinaleve të UEFA Champions League mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”.
Skuadra madrilene vjen me avantazhin 2-0 të marrë në “Camp Nou”, duke e vendosur Barcelonën në një mision të vështirë për përmbysje. Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, ka zgjedhur një formacion ofensiv për të tentuar rikthimin në rezultat.
Te Barcelona, në portë është Joan Garcia, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Jules Koundé, Eric Garcia, Gerard Martin dhe João Cancelo. Në mesfushë janë Pedri dhe Gavi, ndërsa në repartin ofensiv aktivizohen Lamine Yamal, Dani Olmo dhe Fermín López pas sulmuesit Ferran Torres.
Në anën tjetër, Atletico Madridi i drejtuar nga Diego Simeone zbret në fushë me një 4-4-2 klasik. Në portë është Juan Musso, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Nahuel Molina, Robin Le Normand, Clément Lenglet dhe Matteo Ruggeri.
Mesfusha përfshin Giuliano Simeone, Marcos Llorente, Koke dhe Ademola Lookman, ndërsa në sulm janë dy emra të mëdhenj si Antoine Griezmann dhe Julián Álvarez.
Barcelona synon një tjetër mbrëmje të madhe evropiane për të përmbysur rezultatin, ndërsa Atletico kërkon të ruajë avantazhin dhe të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: