Kompany paralajmëron Realin: ‘Remontada’? Dimë si t’i ndëshkojmë

Kompany paralajmëron Realin: ‘Remontada’? Dimë si t’i ndëshkojmë

19:58, 14/04/2026

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany, ka deklaruar se skuadra e tij është përgatitur për mundësinë e një “remontade” nga Real Madridi në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të UEFA Champions League.

Edhe pse bavarezët vijnë me avantazh nga ndeshja e parë, Kompany nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin. “Një nga gjërat kryesore është respekti i madh që kemi për Realin. E kemi pasur edhe para ndeshjes në ‘Bernabeu’ dhe vazhdojmë ta kemi”, u shpreh ai para medieve.

Tekniku belg theksoi se skuadra e tij po përgatitet për versionin më të fortë të madrilenëve. “Po përgatitemi për Realin më të mirë, si ai që pamë kundër Manchester City-t. Rezultatet e fundit nuk pasqyrojnë cilësinë që ata kanë. Ata mbeten një nga skuadrat më të mira në Evropë”, shtoi Kompany.

Ai iu referua edhe historisë së përmbysjeve të mëdha në futboll, duke përmendur raste si ai i Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, që e bëri të famshëm termin “remontada”. “Çdo klub i madh ka historinë e vet të mrekullive, dhe ne gjithashtu mund ta shkruajmë tonën”, deklaroi ai.

Megjithatë, Kompany e kupton edhe mentalitetin e Realit në këtë situatë. “Kur humb dhe shkon në transfertë, beson 100% se mund të fitosh. Kështu ndihen edhe ata tani”, tha ai, duke shtuar se Bayerni ka armët për t’i ndëshkuar kundërshtarët.

“Ne e dimë si t’i dëmtojmë dhe besoj fort se mund të fitojmë. Gjithçka tjetër mund të diskutohet më pas, por tani fokusi është vetëm te ndeshja”, përfundoi trajneri belg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco