Cristian Chivu është shumë pranë një arritjeje historike me Interin. Trajneri rumun mund të bëhet i pari në 88 vjet që fiton titullin kampion si lojtar dhe si trajner me zikaltërit, një sukses që në historinë e klubit është arritur vetëm nga Armando Castellazzi në sezonin 1937-38.
Chivu, si lojtar, ka fituar tre tituj radhazi me Interin (2007-08, 2008-09 dhe 2009-10), ndërsa tani është shumë pranë triumfit të parë si trajner. Një sukses i tillë do ta fuste atë në një klub shumë të ngushtë figurash legjendare të futbollit italian, ku bëjnë pjesë emra si Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Fabio Capello dhe Nils Liedholm.
Ndryshe nga rivalët si Juventusi dhe Milani, që shpesh kanë promovuar ish-lojtarë në pankinë, Interi historikisht ka zgjedhur trajnerë jashtë “familjes” së vet. Edhe titujt e fundit janë fituar nga emra si Simone Inzaghi dhe Conte, të cilët nuk kanë qenë pjesë e skuadrës si lojtarë.
Historia e klubit përfshin edhe trajnerë të mëdhenj si José Mourinho, protagonist i ‘Tripletës’ 2009-10, apo Roberto Mancini, i cili fitoi tre tituj si trajner, por për pak nuk veshi fanellën zikaltër si lojtar.
Përtej kampionatit, Chivu synon edhe “dopietën”, pasi Interi është në garë për Kupën e Italisë. Ai e ka fituar këtë trofe dy herë si lojtar dhe tani synon ta shtojë edhe si trajner. Një sezon i tillë debutues do ta vendoste përfundimisht në historinë e klubit zikaltër.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: