Federata e futbollit e Ghanës ka zgjedhur trajnerin që do të udhëheqë “Black Stars” në Kupën e Botës, duke ia besuar pankinën portugezit me përvojë, Carlos Queiroz.
72-vjeçari do të marrë pjesë në Botërorin e pestë radhazi si trajner, një arritje e rrallë në futbollin ndërkombëtar. Më parë, ai ka drejtuar Portugalinë në Botërorin e vitit 2010, si dhe Iranin në tri edicione radhazi: 2014, 2018 dhe 2022.
Së fundmi, Queiroz kishte lënë drejtimin e Omanin për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Gana ishte kombëtarja e vetme e kualifikuar në Botëror që nuk kishte një trajner të emëruar, pas shkarkimit të Otto Addo gjatë dritares ndërkombëtare të marsit, pas humbjes në një ndeshje miqësore ndaj Gjermanisë.
Emërimi i Queiroz sjell stabilitet për përfaqësuesen ganeze, e cila synon të bëjë një paraqitje dinjitoze në Botërorin e ardhshëm nën drejtimin e një trajneri me përvojë të jashtëzakonshme në skenën botërore.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: