Flick, para Atlético–Barcelona: Duhet të jemi një ekip i bashkuar, gjithçka vendoset nga detajet

Flick, para Atlético–Barcelona: Duhet të jemi një ekip i bashkuar, gjithçka vendoset nga detajet

17:58, 13/04/2026

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit në UEFA Champions League ndaj Atlético Madrid, duke theksuar rëndësinë e unitetit, presingut dhe mentalitetit në një përballje vendimtare.

Flick u shpreh i qetë për mënyrën e lojës së skuadrës së tij dhe nuk e sheh si problem nevojën për të shënuar shumë gola në ndeshje të mëdha: “Jo, nuk më shqetëson. Unë dua të luajmë futboll të mirë. E dimë që mund të mbrojmë më mirë, por gjithçka varet nga ekipi. Të gjithë duhet të jenë të lidhur dhe të mbrojnë si një unitet. Pa top është shumë e rëndësishme të menaxhojmë hapësirat, me top të luajmë stilin tonë dhe të shënojmë gola”.

I pyetur për inspirimin për këtë ndeshje, trajneri gjerman theksoi: “Kjo nuk ndryshon asgjë. Duhet të fokusohemi te vetja dhe te ajo që mund të ofrojmë”.

Sa i përket formacionit, Flick la të hapur mundësinë për ndryshime: “Fermín López mund të jetë 100% titullar nesër. Ai gjithmonë jep gjithçka për këtë klub”.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë e detajeve në një ndeshje të këtij niveli: “Është një ndeshje 90 minuta ose më shumë. Presingu është shumë i rëndësishëm, sepse Atlético është një ekip shumë i fortë dhe pa presing nuk është e lehtë të mbrosh. Këto ndeshje vendosen nga momente të veçanta: një karton i kuq, një goditje dënimi… shpresojmë që topi të bjerë në anën tonë”.

Për çështjen e arbitrimit, Flick u tregua i qetë pavarësisht diskutimeve të ndeshjes së parë: “Jam i qetë. Nesër do të jetë një arbitër me eksperiencë, pa asnjë dyshim”.

Trajneri i Barcelonës theksoi se kjo nuk është një finale, por objektivi është i qartë: “Nuk është një finale, por dua ta fitojmë. Ne besojmë në këtë dhe jemi 100% të fokusuar”.

Flick vlerësoi edhe lojtarët e tij për aspektin emocional dhe lidhjen me tifozët: “Mentaliteti dhe qëndrimi janë shumë të rëndësishme. Ekipi ka një lidhje të jashtëzakonshme me tifozët dhe kjo na ndihmon shumë”.

Sa u përket lojtarëve të dëmtuar dhe zgjedhjeve në mesfushë, ai shtoi: “Me Frenkie de Jong situata është më e mirë se me Marc Bernal. Do të shohim, mund të jetë titullar”.

Flick përfundoi duke theksuar filozofinë e tij: “Duhet të jemi të guximshëm. Kemi cilësi dhe në ndeshje si kjo zakonisht jemi më të mirë. Le të bëjmë hapin e parë nesër dhe të përqendrohemi te performanca, jo vetëm te rezultati”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco