Sulmohet autobusi i ekipit pasi po kthehej nga ndeshja, vritet futbollisti 20-vjeçar

Sulmohet autobusi i ekipit pasi po kthehej nga ndeshja, vritet futbollisti 20-vjeçar

12:02, 13/04/2026

Një moment tragjik u regjistrua në Ganë, teksa sulmuesi i Berekum Çelsit, Dominik Frimpong, është vrarë në një grabitje të armatosur në autobusin e ekipit të tij, ndërsa ata ktheheshin të dielën nga një ndeshje e Premier League të Ganës në Samartex.

Shoqata e Futbollit të Ganës njoftoi se grabitësit qëlluan drejt autobusit, teksa 20-vjeçari, Frimpong u plagos në kokë e më pas humbi jetën në spital.

Image

Në një incident të ngjashëm në vitin 2023, autobusi i ekipit të Legon Cities u sulmua pas një ndeshjeje në Samartex, megjithëse nuk u raportua askush i lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco