VIDEO/ Supergol i paparë me ‘rabona’ në Marok, kandidaturë serioze për çmimin ‘Puskás’

VIDEO/ Supergol i paparë me ‘rabona’ në Marok, kandidaturë serioze për çmimin ‘Puskás’

22:44, 12/04/2026

Një nga golat më spektakolarë të sezonit është realizuar në kampionatin e Morokut, në përballjen mes Maghreb de Fès dhe Wydad Casablanca.

Skuadra vendase arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj një prej gjigantëve të futbollit maroken, duke forcuar pozitat në krye të renditjes. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Driss El Jabali, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm që ka bërë xhiron e botës.

Ajo që e bën këtë gol të veçantë është mënyra e realizimit: El Jabali goditi me “rabona” nga jashtë zonës, duke dërguar topin në rrjetë, një realizim i rrallë dhe spektakolar që rrallë shihet në futboll.

Ky moment magjik jo vetëm që vendosi fatin e ndeshjes, por ka ndezur edhe diskutimet për një kandidaturë të fortë për çmimin Puskás Award në fund të sezonit.

Një gol që pritet të mbetet gjatë në kujtesë dhe që konfirmon se futbolli vazhdon të dhurojë momente të jashtëzakonshme në çdo cep të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco