Manchester City ka marrë një fitore të madhe 3-0 në fushën e Chelsea-t, në një ndeshje që ndez garën për titull në Premier League.
Chelsea e nisi me rrezik që në minutat e para me Cole Palmer dhe Joao Pedron, por portieri Gianluigi Donnarumma ishte vendimtar me pritje të shkëlqyera. Ndeshja u karakterizua edhe nga një gol i anuluar i Chelsea-t për pozicion jashtë loje, ndërsa City krijoi raste të rrezikshme me Antoine Semenyon.
Në fillimin e pjesës së dytë, Nico O'Reilly kaloi Manchester City-n në avantazh me një goditje me kokë pas një krosimi perfekt të Rayan Cherki.
Vetëm pak minuta më vonë, Marc Guéhi dyfishoi shifrat pas një aksioni të bukur, duke treguar qetësi brenda zonës.
Goli i tretë erdhi pas një gabimi të rëndë të mbrojtjes së Chelsea-t, të cilin e shfrytëzoi Jeremy Doku për të vulosur fitoren.
Chelsea provoi të rikthehej me Cole Palmer dhe Cucurella-n, por Donnarumma ndali gjithçka. Manchester City menaxhoi rezultatin deri në fund dhe mori tri pikë të rëndësishme.
Ky sukses e rikthehen fuqishëm City-n në garën për titull, duke e ngushtuar diferencën me Arsenal në vetëm gjashtë pikë, ndërsa “topçinjtë” ndodhen nën presion të madh pas humbjes 1-2 ndaj Bournemouth-it. City gjithashtu ka një ndeshje të prapambetur për të luajtur, që mund ta ndryshojë krejtësisht garën për titull.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: