Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj Egnatias në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, në një ndeshje të mbushur me gola, penallti dhe ndërhyrje të VAR-it.
Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 12’, kur Tabeku dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit të VAR-it u konfirmua si i rregullt, duke ndezur festën e vendasve.
Në pjesën e dytë, Egnatia gjeti barazimin në minutën e 58-të me Burić, i cili përfitoi nga një aksion i shpejtë dhe riktheu ekuilibrin në ndeshje.
Por reagimi i Tiranës ishte i menjëhershëm. Në minutën e 63-të, pas një penalltie të fituar nga Haxhiu, Xhixha u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke rikthyer avantazhin 2-1 për bardheblutë.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 69-të, Tirana vulosi fitoren. Pas një harkimi nga këndi, Halili gjeti rrugën e rrjetës nga afërsia, duke çuar shifrat në 3-1 dhe tronditur kampionët në fuqi.
Deri në fund, Egnatia provoi të rikthehej në lojë, por pa sukses, ndërsa Tirana menaxhoi rezultatin dhe siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke u ngjitur në kuotën e 31 pikëve në Abissnet Superiore.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: