Tenisti italian, Jannik Sinner, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar turneun Monte Carlo Masters dhe duke u rikthyer në vendin e parë të renditjes botërore ATP.
Në finalen e madhe, Sinner mposhti rivalin e tij të fortë, Carlos Alcaraz, me rezultatin 7-6, 6-3, në një ndeshje që zgjati më shumë se dy orë e pesëmbëdhjetë minuta. Dueli u karakterizua nga kushte të vështira për shkak të erës dhe disa gabime nga të dy lojtarët, por italiani tregoi qetësi dhe cilësi në momentet vendimtare.
Seti i parë u vendos në “tie-break”, ku Sinner ishte më i saktë dhe arriti të merrte. Në setin e dytë, ai përmbysi një disavantazh fillestar, duke i thyer dy herë shërbimin Alcaraz-it dhe duke mbyllur ndeshjen me autoritet.
Ky është titulli i tetë i kategorisë Masters 1000 në karrierën e Sinner-it, një arritje që konfirmon rritjen e tij të vazhdueshme në elitën e tenisit botëror. Me këtë triumf, ai rikthehet në krye të renditjes ATP, duke forcuar statusin si një nga lojtarët më të mirë të momentit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: