Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment të artë në karrierën e tij, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorca-s. Me dy golat e realizuar ndaj Rayo Vallecano-s, “Pirati” arriti në kuotën e 55 golave, duke lënë pas legjendën Samuel Eto’o.
Rekordi i ish-sulmuesit të Barcelona kishte rezistuar për shumë vite, por tashmë është thyer nga Muriqi, i cili po shkruan historinë me fanellën e skuadrës spanjolle. Klubi e konfirmoi arritjen me fjalët: “Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorca-s në La Liga”.
Por suksesi i tij nuk ndalet këtu. Me 21 gola këtë sezon, Muriqi është futur fuqishëm në garë për “Këpucën e Artë” në Spanjë, duke qenë vetëm dy gola larg Kylian Mbappé-së të Real Madridit. Me edhe shtatë javë të mbetura deri në fund të kampionatit, gara mbetet plotësisht e hapur.
Ndërkohë, paraqitja e tij ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rezultatet e skuadrës. Nëse Mallorca arrin ta ruajë fitoren ndaj Rayo Vallecanos, ku aktualisht kryeson 2-0, atëherë do të ngjitet në vendin e 15-të me 34 pikë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.
Forma e jashtëzakonshme e Muriqit jo vetëm që po e mban Mallorcan në garë, por edhe po e vendos atë mes sulmuesve më të spikatur në La Liga këtë sezon.
🚨 VEDAT MURIQI — THE REAL WEAPON ON SET PIECES!
— KING OF GOALS (@KingUnited100) April 12, 2026
🇪🇸 MALLORCA 1-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/yakghfzIsz
⚽️ Vedat Muriqi l’a encore fait (de nouveau). 2-0 pour Mallorca. pic.twitter.com/e0WLNQbdlM
— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) April 12, 2026
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: