VIDEO/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, Bruno Telushi shoqërohet nga policia gjatë ndeshjes

VIDEO/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, Bruno Telushi shoqërohet nga policia gjatë ndeshjes

16:57, 12/04/2026

Një ngjarje e rrallë dhe e pazakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar gjatë ndeshjes mes Bylisit B dhe Orikut, e zhvilluar në stadiumin ‘Adush Muçaj’ të Ballshit.

Gjithçka ndodhi në minutën e 43-të të pjesës së parë, kur Bruno Telushi dhe Sulovari u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari, duke lënë skuadrat e tyre me nga një lojtar më pak. Situata më pas degjeneroi në tensione dhe përplasje, duke sjellë një ndërhyrje të menjëhershme të forcave të rendit.

Nga pamjet e publikuara, shihet qartë momenti kur Telushi, lojtar i Orikut, shoqërohet nga policia dhe largohet nga fusha drejt fugonit, në një skenë që rrallëherë shihet në stadiumet shqiptare. Për shkak të këtij incidenti, ndeshja u ndërpre për disa minuta para se të rifillonte.

Takimi ishte i vlefshëm për javën e parafundit të Grupit B në Kategoria e Dytë dhe kishte rëndësi për ecurinë e skuadrave në këtë fazë të sezonit.

Ndërkohë, kartoni i kuq i marrë nga Telushi do të ketë pasoja të rëndësishme për ekipin e tij, pasi mesfushori do të mungojë në finalen e rëndësishme ndaj Butrintit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco