Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Marca’ kritikon Real Madridin: Fitorja në Mynih duket më shumë dëshirë sesa realitet

‘Marca’ kritikon Real Madridin: Fitorja në Mynih duket më shumë dëshirë sesa realitet

22:01, 11/04/2026

E përditshmja spanjolle “Marca” ka analizuar ashpër barazimin e Real Madridit ndaj Gironës, duke vënë në dyshim seriozisht mundësitë e “Los Blancos” për një rikthim të madh në Champions League.

Sipas “Marca”, skuadra madrilene po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit, me tre ndeshje radhazi pa fitore – dy në La Liga dhe një në Evropë.

Në mesin e muajit prill, sezoni duket se po rrëshqet larg objektivave, ndërsa shpresat për sukses janë zbehur ndjeshëm.

Sfida e radhës ndaj Bayern Munich në Mynih shihet si një mundësi e fundit, por atmosfera rreth ekipit nuk është optimiste.

“Rikthimi është më shumë një dëshirë sesa një mundësi reale”, shkruan media spanjolle.

Edhe pse në letër skuadra ka emra të mëdhenj si Vinícius Júnior, Kylian Mbappé, Jude Bellingham, Federico Valverde dhe Éder Militão, problemi kryesor mbetet mungesa e funksionimit si ekip.

“Futbolli nuk është thjesht mbledhje talentesh”, thekson “Marca”, duke shtuar se as trajnerë si Carlo Ancelotti, Xabi Alonso apo Álvaro Arbeloa nuk kanë arritur t’i japin skuadrës stabilitetin e nevojshëm.

Në ndeshjen ndaj Gironës, momenti më i mirë i Realit erdhi në fillim të pjesës së dytë, ku Federico Valverde mori përsipër drejtimin e lojës. Ai shënoi dhe për disa minuta dha shpresë për fitore, por kjo mbeti vetëm një shkëndijë e përkohshme.

Në fund, barazimi konfirmoi problemet e vazhdueshme të Real Madridit, ku edhe performanca e mirë e Valverde nuk mjaftoi.

Në një skuadër plot yje, uruguaiani po rezulton lojtari më konstant, por i vetëm nuk mund të mbajë peshën e ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco