Bajerni i Mynihut vazhdoi marshimin drejt titullit në Bundesligë me një fitore bindëse 0-5 ndaj St.Paulit në “Millerntor-Stadion”.
Me këtë sukses, bavarezët thyen rekordin e tyre të golave në një sezon (101), që kishte qëndruar që nga edicioni 1971-1972, duke e çuar gjithashtu në 10 serinë e ndeshjeve radhazi pa humbje në kampionat.
Musiala, Goretcka, Olise, Xhekson dhe Guerreiro, ishin autorët e golave për skuadrën e Vincent Kompani në këtë përballje.
Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në përballjet direkte për bavarezët, ndërsa St.Pauli vazhdon kështu serinë negative pa fitore, që tashmë ka arritur në pesë ndeshje.
Në duelin e radhës në kampionat, Bajerni do të përballet me Shtutgartin më 19 prill.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: