Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Paraeliminatoret e Botërorit në Futsall, Shqipëria arrin fitoren e parë

Paraeliminatoret e Botërorit në Futsall, Shqipëria arrin fitoren e parë

22:07, 10/04/2026

Kombëtarja shqiptare e futsallit ka marrë fitoren e parë në raundin paraeliminator të Grupit E të Kupës së Botës në Futsall 2028, duke mposhtur 2-1 San Marinon në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Mesini (GK), Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu, Arif Limani.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me golin e realizuar nga Arbër Shkodra.

Shqipëria vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 20-të Halim Selmanaj dyfishoi rezultatin për ekipin tonë.

Në pjesën e dytë, San Marino u përpoq të reagojë dhe arriti të shkurtojë diferencën në minutën e 31-të me Matteo Chezzi. Megjithatë, Kombëtarja shqiptare administroi mirë minutat e mbetura të takimit dhe ruajti avantazhin deri në fund.

Takimi u mbyll me fitoren 2-1 të Shqipërisë.

Ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 12 prill, ku Shqipëria do të përballet me Letoninë në orën 20:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco