Spektakolare Kosova, eliminon Sllovakinë në Bratislavë dhe pret Turqinë për biletën e Botërorit

Spektakolare Kosova, eliminon Sllovakinë në Bratislavë dhe pret Turqinë për biletën e Botërorit

22:44, 26/03/2026

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore historike në transfertë ndaj Sllovakisë, duke triumfuar me rezultatin spektakolar 3-4 në Bratisllavë.

Me këtë sukses, “Dardanët” sigurojnë kualifikimin në finalen e play-off-it për Botërorin 2026.

Në finale, Kosova do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja nisi me avantazhin e vendasve, që shënuan në minutën e 6-të me Martin Valjent.

Kosova reagoi dhe barazoi në minutën e 21-të me një supergol nga Veldin Hoxha, pas asistimit të Mërgim Vojvoda.

Sllovakia riktheu epërsinë në fund të pjesës së parë me golin e Lukáš Haraslín në minutën e 45-të.

Me nisjen e pjesës së dytë, Kosova reagoi menjëherë dhe barazoi në minutën e 47-të me kokë përmes Fisnik Asllani, sërish pas një asistimi të Vojvodës.

“Dardanët” kaluan në avantazh për herë të parë në minutën e 60-të, kur Florent Muslija realizoi një gol spektakolar nga goditja e lirë.

Dominimi i Kosovës vazhdoi dhe në minutën e 72-të, Kreshnik Hajrizi shënoi golin e katërt, pas asistimit të Albian Hajdari.

Në fund, Ivan Strelec ngushtoi shifrat në minutën e 94-të, por pa ndryshuar fatin e ndeshjes.

Kosova menaxhoi epërsinë dhe siguroi një fitore të madhe historike.

Kjo përballje tregoi karakterin dhe forcën e skuadrës së drejtuar nga Franco Foda.

Tani, “Dardanët” janë vetëm një hap larg një kualifikimi historik në Botërorin 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco