Altin Lala: Kemi pasur një ngritje të kombëtares, sot kemi shanse shumë të mira

Altin Lala: Kemi pasur një ngritje të kombëtares, sot kemi shanse shumë të mira

20:25, 26/03/2026

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, Altin Lala, mendon se të gjithë lojtarët e Shqipërisë do të jenë të motivuar në maksimum për duelin ndaj Polonisë.

Duke folur në prag të ndeshjes, ai ka theksuar për “SuperSport” se taktika e Shqipërisë duhet të jetë që të ruajë portën e pastaj të shfrytëzojë rastet që do i shfaqen.

“Janë ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme. Kjo mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares, do të thosha mbas atyre dy kualifikimeve. Kjo është në të vërtetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Shpresoj që ta fitojmë.

Motivim për të tjerët nëse do isha në ekip? Absolutisht që s’ke nevojë të motivosh. Po të motivosh një lojtar në këtë ndeshje, ai lojtar s’duhet të luajë futboll fare. Këtu s’ka nevojë fare për motivim, sepse është shumë e qartë, po themi, qëllimi dhe përgjegjësia e çdo lojtari është jashtëzakonisht e madhe. Kështu që unë mendoj që trajneri do t’u japë atyre një suport nga ana mentale, komplet stafi. Asnjë lojtar s’ka nevojë për frymëzim, më tepër për qetësim, do të thosha.

Ne kemi pasur një ngritje të kombëtares. Çunat kanë vetëbesim, shumica prej tyre kanë luajtur edhe në Europian, kështu që edhe ata e dinë rëndësinë e ndeshjes. Unë kam besim sot që kemi shanse shumë të mira. Është ndeshje e vështirë. Shpresoj që njëherë ta mbajmë atë zero mbrapa dhe pastaj këto tifozët që të jenë me Poloninë, pas tridhjetë minutash t’i vërshëllenin skuadrës së tyre. Kështu që ky është qëllimi mendoj për ne dhe shanset do t’i kemi, dy-tre shanse do t’i kemi në këtë ndeshje që të shënojmë”, tha ndër të tjera Lala.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco