Formacioni i kuqezinjve ndaj Polonisë/ Mantho Prokopi për zgjedhjet e Silvinjos: Na ka surprizuar

19:58, 26/03/2026

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Polonisë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, shkruan Syri.net.

Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar të sfidës, ku shpresohet një kualifikim i kuqezinjve.

Në studion e Syri TV, i ftuar nga moderatorja Armela Ferko, gazetari Mantho Prokopi dha mendimin e tij, duke u shprehur: “Është publikuar formacioni i kombëtares sonë. Silvinjo më në fund e ka dhënë përgjigjen dhe në fakt ka surprizuar.  Sepse Silvinho na ka treguar që nuk para bën eksperimente në formacionet e tij, por kjo e sotshmja është një ndryshim. Një ndryshim që ka ardhur edhe për shkak të rrethanave, por kam përshtypjen është një ndryshim që ka ardhur dhe në bazë të kundërshtarit që ne kemi.

Për ata që na ndjekin, Shqipëria sot luan me një 4-4-2 të pastër, me një mesfushë në formë rombi, ku nuk ka surpriza në portë dhe në mbrojtje, me Strakoshën që e nis titullar, në krahun e majtë është Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe në krahun e djathtë është Hysaj.

Kishte dyshime pasi u përfol që ishte larguar dje herët nga stërvitja, por duket sikur gjithçka është në rregull. Treshja e mesfushës është ajo që jemi mësuar gjithmonë.

Shehu, Laçi dhe Asllani, por surpriza është përfshirja në këtë mesfushë e Nedim Bajramit. Ky i fundit nuk ka pasur minuta në këmbë, për të thënë të vërtetën me Rangersin, por duket se është aty në mesfushë dhe më shumë, po themi, projektohet si një lojtar që do të luajë mbas dy sulmuesve kryesorë që janë Arbër Hoxha dhe Myrto Uzuni.

Pra spikat fakti që emra si Ernest Muçi, Anis Mehmeti dhe Armando Broja janë lënë në stol. Kjo sigurisht është një zgjedhje edhe për shkak se Muçi me Mehmetin nuk e njohin shumë kombëtaren tonë pasi kanë qenë të larguar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco