Trajneri legjendar drejton kombëtaren nga spitali: Nuk mund të largohem si frikacak!

Trajneri legjendar drejton kombëtaren nga spitali: Nuk mund të largohem si frikacak!

10:17, 25/03/2026

Prej disa muajsh, Mircea Lucescu po lufton me një sëmundje, të cilën nuk ka dashur ta bëjë publike “për të mos qenë qendra e diskutimeve”. Megjithatë, nesër 80-vjeçari me një jetë të tërë në futboll do të udhëheqë ekipin e Rumanisë në kërkim të një vendi në Botëror, të cilin e mungon prej 28 vitesh.

“Kur mjekët më thanë se mund të vazhdoja të stërvitesha, u përqendrova te detyra ime për Rumaninë,” tregoi Lucescu për ‘The Guardian’, në prag të ndeshjes kundër Turqisë. Ai shtoi se ka folur me federatën rumune, e cila nuk kishte gjetur një zgjidhje tjetër.

“Nuk jam në formën time më të mirë, kështu që do të isha tërhequr po të kishte një alternativë tjetër. Por insistoj: nuk mund të largohem si frikacak. Duhet të besojmë te mundësia jonë për kualifikim.”

Gjatë muajve të fundit, Lucescu ka qëndruar tri herë në spital, por gjatë gjithë kohës ka mbajtur kontakt të ngushtë me lojtarët dhe stafin, duke analizuar edhe ndeshjet e Turqisë. Ai paralajmëron:

“Do të luajmë në një atmosferë të jashtëzakonshme. E njoh mirë: është stadiumi i Beşiktaş-it. Nuk e di nëse mund të frenojmë zhurmën që do të krijojnë. Duhet t’ua shpjegoj djemve, veçanërisht atyre që nuk kanë luajtur kurrë në Turqi, çfarë i pret.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco