Ferrari dhe Red Bull marrin ‘bonuse’, nis ndjekja ndaj Mercedesit në Formula 1

Ferrari dhe Red Bull marrin ‘bonuse’, nis ndjekja ndaj Mercedesit në Formula 1

09:40, 25/03/2026

Fillimi i sezonit në Formula 1 ka qenë i dominuar qartë nga Mercedes, që ka fituar dy garat e para në Australi dhe Kinë me një ‘dopietë’ bindëse. George Russell dhe talenti i ri Andrea Kimi Antonelli kanë qenë protagonistët kryesorë të “Shigjetave të Argjendta”, duke treguar një epërsi të dukshme ndaj rivalëve.

Megjithatë, kjo dominancë ka ngritur pikëpyetje dhe reagime në paddock, sidomos për performancën e motorit V6 të Mercedesit. Për këtë arsye, FIA ka vendosur të forcojë kontrollet teknike duke nisur nga 1 qershori, me verifikime më të rrepta të motorëve edhe në kushte pune (“në të nxehtë”).

Ndërkohë, rivalët si Ferrari dhe Red Bull Racing kanë marrë një mundësi të rëndësishme për të reduktuar diferencën. Rregullorja e re parashikon një “bonus” zhvillimi për motorët, që aktivizohen kur diferenca e performancës kalon 2%. Pikërisht kjo ka ndodhur pas dy garave të para, duke i dhënë skuadrave ndjekëse më shumë hapësirë për investime dhe testime.

Këto “xhetona” shtesë u lejojnë ekipeve të punojnë më intensivisht në zhvillimin e “power unit”, si në motorin termik ashtu edhe në sistemet e rikuperimit të energjisë, që janë vendimtare në makinat moderne të F1.

Për Ferrarin dhe partnerët e tij, kjo është një mundësi e artë për t’u afruar me Mercedesin. Megjithatë, sfida mbetet e madhe, pasi inxhinierët e skuadrës gjermane do të vazhdojnë të përmirësojnë paketën e tyre tashmë shumë konkurruese. Sezoni pritet të bëhet edhe më i luftuar në muajt në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco