Sinner në çerekfinale në Miami, vazhdon seria e jashtëzakonshme e italianit

Sinner në çerekfinale në Miami, vazhdon seria e jashtëzakonshme e italianit

09:35, 25/03/2026

Jannik Sinner vazhdon formën e tij të shkëlqyer në turnetë Masters 1000, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e turneut të Miami Open. Italiani mposhti vendasin Alex Michelsen me rezultatin 7-5, 7-6(4), në një ndeshje të luftuar.

Numri 2 në botë arriti kështu në 28 sete radhazi të fituara në Masters 1000, duke konfirmuar dominimin e tij pas triumfit në Indian Wells. Seti i parë ishte i ekuilibruar, por Sinner shfrytëzoi momentin vendimtar në fund për ta mbyllur 7-5.

Në setin e dytë, Michelsen reagoi dhe krijoi epërsi 5-2, duke qenë pranë barazimit të ndeshjes. Megjithatë, Sinner tregoi karakter të fortë, duke përmbysur rezultatin dhe duke e çuar setin në tie-break. Aty, pas një fillimi të vështirë, ai dominoi për të fituar 7-4 dhe për të mbyllur takimin në dy sete.

Në raundin tjetër, Sinner do të përballet me Frances Tiafoe, ndërsa synimi i tij mbetet i qartë: të vazhdojë serinë pozitive dhe të synojë një tjetër triumf në SHBA, pas suksesit në Indian Wells.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco