Nata e fundit në NBA dhuroi emocione të forta dhe rezultate të rëndësishme në garën për zonën play-off. Skuadra e Denver Nuggets arriti një fitore dramatike në transfertë ndaj Phoenix Suns me rezultatin 125-123, falë një fundi spektakolar.
Protagonisti kryesor për Denverin ishte sërish Nikola Jokic, i cili realizoi një “triple-double” të jashtëzakonshëm me 23 pikë, 17 rebound dhe 17 asisti. Nga ana tjetër, 22 pikët e Devin Booker nuk mjaftuan për vendasit, që u dorëzuan vetëm në momentet e fundit.
Ndërkohë, New York Knicks vazhdojnë formën e shkëlqyer, duke marrë fitoren e shtatë radhazi pas suksesit 121-116 ndaj New Orleans Pelicans. Jalen Brunson ishte lideri në parket, ndërsa skuadra tregoi forcë kolektive me shtatë lojtarë që shënuan mbi 10 pikë.
Fitore të rëndësishme arritën edhe Cleveland Cavaliers, që mundën 136-131 Orlando Magic. Donovan Mitchell ishte i papërmbajtshëm me 42 pikë, duke siguruar matematikisht një vend në play-off për ekipin e tij.
Në sfidat e tjera, Charlotte Hornets dominuan plotësisht ndaj Sacramento Kings me shifrat 134-90, duke qëndruar në zonën play-in. Coby White ishte shënuesi më i mirë me 27 pikë.
Rezultatet:
Charlotte – Sacramento 134-90
New York – New Orleans 121-116
Cleveland – Orlando 136-131
Phoenix – Denver 123-125
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: