Lippi mbështet Gattuson: Italia do të shkojë në Botëror

Lippi mbështet Gattuson: Italia do të shkojë në Botëror

08:26, 25/03/2026

Italia përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të saj, teksa nesër do të përballet me Irlandën e Veriut në “New Balance Arena” të Bergamos, në një duel vendimtar për kualifikimin në Kupën e Botës. Kombëtarja e drejtuar nga Gennaro Gattuso do të zbresë në fushë me synimin e vetëm: fitoren, pasi kjo përballje konsiderohet si një “finale” ku gabimet nuk lejohen.

Në prag të kësaj ndeshjeje ka ardhur edhe një mesazh i fortë mbështetjeje nga një emër i madh i futbollit italian, Marcello Lippi. Ish-trajneri kampion bote në vitin 2006 ka folur me tone shumë pozitive për ish-lojtarin e tij, duke treguar besim të plotë te aftësitë e Gattuso-s.

“Rino, të përqafoj. Ke qenë një nga nxënësit e mi më të mirë. Kemi fituar bashkë Kupën e Botës dhe kemi qenë një skuadër e vërtetë”, u shpreh Lippi, duke kujtuar suksesin historik në FIFA World Cup 2006.

Ai theksoi se Gattuso i ngjan shumë në stil dhe karakter si trajner, sidomos në marrëdhënien me lojtarët dhe mënyrën si e sheh futbollin. Sipas Lippit, pasioni i madh që Gattuso ka treguar gjithmonë, si lojtar dhe tani si trajner, e bën atë të meritojë kualifikimin në Botëror.

Në fund, mesazhi i tij ishte i qartë dhe plot optimizëm: “Jemi të gjithë me ty dhe do të shkojmë në Botëror së bashku. Do t’ia dalim”.

Italia shpreson që kjo mbështetje dhe eksperiencë të përkthehet në sukses në fushë, në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e saj në rrugën drejt Kupës së Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco