VIDEO/ Jasir Asani ëndërron Botërorin, u kujton polakëve supergolin në ‘Air Albania’

VIDEO/ Jasir Asani ëndërron Botërorin, u kujton polakëve supergolin në ‘Air Albania’

22:45, 24/03/2026

Jasir Asani ishte heroi i Shqipërisë në kualifikueset për Europianin 2024.

Sulmuesi shënoi tre gola dhe asistoi tre të tjerë, kështu pas gjashtë raundesh kuqezinjtë e shikonin veten mbi Poloninë dhe Çekinë.

Asani i shënoi Polonisë në “Air Albania”, për të hapur rrugën e fitores 2-0 në vitin 2023. Dhe këtë episod e ka kujtuar përmes rrjeteve sociale.

“Jemi gati”, shkruan Asani që ëndërron edhe njëherë të jetë hero për Shqipërinë.

https://streamin.link/v/c5a25ed1

Sa i përket ndeshjeve zyrtare, trajneri brazilian i dha Asanit minuta vetëm në ndeshjen e parë me Anglinë. Më pas ka luajtur edhe në miqësoret ndaj Gjibraltarit dhe Jordanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco